23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Zyba: Të veshësh fanellën e Kosovës është ndjenjë e mrekullueshme

- Advertisement -

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore 1:0 por me peshë shumë të madhe ndaj Izraelit.

Të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, në praninë e rreth tre mijë shikuesve dhe në fushë shumë të rënduar, Kosova e fitoi ndeshjen e shtyrë të kualifikimeve për Euro 2024.

“Të veshësh fanellën e Kosovës është ndjenjë e mrekullueshme. Fusha sot ishte e renduar dhe nuk na ka lënë që të luajmë shumë me topin. Jam i lumtur që në dy ndeshjet e fundit kemi arritur fitore. Dua ta falënderoj trajnerin për besimin që na ka dhënë neve lojtarëve nga Superliga”, tha Qëndrim Zyba pas ndeshjes për Art Motion.

Kosova tani ka dhjetë pikë në vendin e katërt, një me pak se Izraeli, kurse, Romania kryeson Grupin I me 16 pikë, një më shumë së Zvicra.

Kosova sfidën e radhës do ta luajë me 18 nëntor në Bazel kundër Zvicrës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit