Kombëtarja e Zvicrës me shumë lehtësi e ka kaluar edhe provën e dytë në kualifikimet për Euro 2024, duke mposhtur 3:0 Izraelin si vendas, kështu për të mbajtur pozitën e parë në grupin I.
Pas fitores së thellë në teren neutral ndaj Bjellorusisë me rezultat 5:0, radha ishte e Izraelit, që në ndeshjen e parë barazoi me Kombëtaren e Kosovës.
Helvetikët të udhëhequr nga Granit Xhaka, shënuan një gol në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë për të marrë pikët e plota.
Ishte Ruben Vargas që shënoi në minutën e 39-të gol të bukur nga afërsia për rezultatin 1:0, me të cilin u përmbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë filloi furishëm për Zvicrën, pasi që shënuan dy gola të shpejtë.
Ishte fillimisht Amdouni që shënoi për 2:0 nga afërsia, teksa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Widmer që shënoi për 3:0 në minutën e 52-të.
Me këtë fitore Zvicra gjendet e para në grupin I me dy fitore në po aq ndeshje me goldallim prej 8:0, që ia mundëson të jetë para Rumanisë që po ashtu arriti ta fitoi edhe ndeshjen e dytë, duke mposhtur Bjellorusinë 2:1 sot.