Presidenti Ademi viziton kompaninë në Gjermani, fillojnë përgatitjet për ulëset e Stadiumit në Hajvali

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, gjatë vizitës në Gjermani ka vizituar një kompani në Münster të specializuar në prodhimin e ulëseve për stadiume.

Ademi bëri të ditur se vizita është pjesë e përgatitjeve për procesin që FFK-ja pritet ta nisë së shpejti për sigurimin e ulëseve për stadiumin qendror të Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali.

Sipas tij, ulëset e prodhuara nga kompania përmbushin standardet më të larta evropiane, ndërsa synimi i FFK-së është që çdo element i projektit të jetë në përputhje me standardet moderne dhe kërkesat për infrastrukturën sportive.
“Vazhdojmë me përkushtim për ta ndërtuar një infrastrukturë moderne për futbollin e Kosovës”, ka shkruar Ademi.

Postimi i plotê:

Gjatë vizitës në Gjermani, pata mundësinë të vizitoj një kompani të specializuar në prodhimin e ulëseve të stadiumeve në Münster, të cilat përmbushin standardet më të larta evropiane.

Kjo vizitë është pjesë e përgatitjeve tona për procesin që Federata e Futbollit e Kosovës do ta nisë së shpejti për sigurimin e ulëseve për stadiumin qendror të Kampit Nacional të FFK-së në Hajvali.

Synimi ynë është që çdo detaj i këtij projekti të jetë në përputhje me standardet moderne dhe kërkesat më të larta për infrastrukturën sportive.

Vazhdojmë me përkushtim për ta ndërtuar një infrastrukturë moderne për futbollin e Kosovës.

#MeFutbollinPërKosovën

Të ngjashme

Të fundit