7.5 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Hasani: Presidentja po cenon funksionin primar kushtetues duke moscaktuar Kryeprokurorin e Shtetit

- Advertisement -

Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka kritikuar Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për mosnënshkrimin e vendimit për caktimin e Kryeprokurorit të Shtetit gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Hasani ka vlerësuar se arsyetimi i Osmanit ishte “skandaloz” dhe se si shefe e shtetit, ajo duhet të përkujdeset për funksionimin normal të institucioneve shtetërore, duke garantuar që ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të jetë caktuar prej mekanizmave rregullativë të brendshëm.

Sipas profesorit të së drejtës ndërkombëtare, Osmani nuk ka të drejtë të rrezikojë funksionimin normal të institucioneve dhe duhet të thotë PO ose JO, jo të presë palët.

“Arsyetimi publik pse nuk e ka nënshkruar është skandaloz, i papranueshëm. Presidenti i Republikës ose shefi i shteti, i cili funksionin bazik e ka të përkujdeset për funksionimin normal të institucioneve shtetërore, një prej tyre është edhe kryeprokurori i shtetit, nuk mundesh. Ajo nuk e garanton funksionimin normal sepse ushtruesi i detyrës nuk është garantuar prej presidentes. Është caktuar prej mekanizmave rregullativ të brendshëm. Ajo nuk ka të drejtë që asnjëherë të rrezikojë funksionimin normal të institucioneve. Duhet të thotë PO-JO, nuk mund të thotë po i pres palët. Cili ishte arsyetimi skandaloz.” – ka thënë Hasani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit