22.6 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Zvicra fton tre kosovarë për miqësoret e marsit, njëri kishte luajtur për Kosovën

- Advertisement -

Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy miqësoret e marsit.

Në mesin e të ftuarve janë edhe tre shqiptarë – Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Uran Bislimi.

Ky i fundit më parë kishte luajtur edhe për Kosoovën, ku kishte zhvilluar dy ndeshje miqësore, teksa kishte shënuar edhe një gol.

Ndryshe, Zvicra fillimisht do të përballet me Danimarkën me 23 mars në Kopenhagë, teksa tre ditë më vonë ndaj Irlandës në Dublin.

Kombëtarja zvicerane gjithashtu ka bërë të ditur se më 7 qershor do ta publikojë listën zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit