12 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

ZRrE-ja nuk e zbaton vendimin e gjykatës për tarifat, kryen vepër penale

- Advertisement -

Janë mbledhur që të diskutojë për një temë tjetër, por në  Komisionin për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës përsëri ngjalli debat Zyra e Rregullatorit për Energji.

Krejt kjo pasi që duket se një ditë më herët, me dyer të mbyllura, ZRRE ia bëri me dije këtij komisioni se tarifat e larta do të vazhdojnë të jenë në fuqi, përkundër vendimit të Gjykatës së Apelit.

Për këtë çështje kërkoi debat deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, por VV i ka numrat dhe një gjë e tillë nuk ndodhi.

E për T7 një deklaratë të tillë të ZRRE-së e konfirmuan deputet e këtij komisioni.

Pal Lekaj thotë se një vendim i tillë i ZRRE-së nuk ka fare kuptim.

Njësoj deklaroi edhe kryetar deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai tha se një refuzim i tillë duhet ta dërgojë këtë bord në shtëpi.

Shala shtoi se gjatë raportimit ata nuk dhanë asnjë arsye konkrete.

E nëse ZRRE vepron në këtë mënyrë, atëherë nga Partia Socialdemokrate po e konsiderojnë këtë institucion si republikë në vete

Mosrespektimi i vendimit të Gjykatës nga ana e ZRRE-së, për juristët është vepër penale.

Përgjigje për këtë temë nuk kthyen nga ZRRE.

Por, vendosjen e tarifave si veprim diskriminues u pa nga zyra e Avokatit të Popullit, në një raport që publikoi.

Kurse vendimi i Gjykatës si masë e sigurisë për pezullim të tarifave mbetet në fuqi derisa kjo gjykatë të jep verdiktin nëse është i vendim i  ligjshëm ose jo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit