19.6 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Zogaj kritikon Osmanin: Mendimi i saj politik nuk kalon as nivelin e një shitëse çamçakëzash

- Advertisement -

Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar pas publikimit të një foto nga Presidentja Osmani e cila njoftoi se është takuar në Neë York, ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-komandantin e përgjithshëm të forcave evropiane të NATO-s, Wesley Clark.

Përmes një postimi në llogarin e tij në Facebook, Zogaj kritikoi Osmanin pasi sipas tij Presidentja “përmes këtyre fotove po tenton me iu thënë një grusht të militantave të saj, që Kosova është në rrugën e drejtë”.

“Per Vjosen, nuk ka asnje lidhje qe Kosova eshte nen sanksione te BE-se, e te cilat ShBA i ka mbeshtetur. Sepse mendimi i saj politik nuk kalon as nivelin e nje shitese camcakezash te ndonje kiosku ne qoshe te Prishtines, e cila lexon lajme flash ne facebook”, shkroi Zogaj ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Keta te dy jane ne pension. Administrata aktuale amerikane zor qe u kerkon ndonje keshille ketyre dyve. Pra, koha e tyre ishte ne vitet 90. E Kosova, me sakte elita politike e Kosoves e viteve 90/00, ka qene ne nivelin e pergjegjesise dhe keta dy persona kane qene ne anen e Kosoves. Pra, kane qene aleatet tane.

Nderkohe, elita aktuale e Kosoves, administraten e tanishme te ShBA-se e ka kunder. Ne secilin aspekt te mundshem. I vetmi komunikim i administrates amerikane me Vjosen ose Albinin, eshte kur zyrtaret amerikane duhet me i shpreh pakenaqesite e tyre me udheheqjen e Kosoves.

Presidentja e Kosoves, njeriu qe karakterizohet me mungese te thekesuar te mendimit e aksionit politik, tenton qe permes ketyre fotove, me u thene nje grusht militanteve te saj, qe Kosova eshte me rrugen e drejte, “..se a po e shihni, une po dal ne foto me Clinton e Clark..”

Per Vjosen, nuk ka asnje lidhje qe Kosova eshte nen sanksione te BE-se, e te cilat ShBA i ka mbeshtetur. Sepse mendimi i saj politik nuk kalon as nivelin e nje shitese camcakezash te ndonje kiosku ne qoshe te Prishtines, e cila lexon lajme flash ne Facebook.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159247749286968&id=571456967&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit