Zjarret në Shqipëri, Mbrojtja: Situata nën kontroll, vijon ndërhyrja në vatrat aktive

- Advertisement -

Situata e zjarreve në Shqipëri paraqitet përgjithësisht e stabilizuar dhe nën kontroll, ndërsa ekipet e Mbrojtjes Civile vijojnë ndërhyrjet në vatrat aktive.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Vatra aktive vijojnë të monitorohen në Dajt, Cikallesh dhe Priskë të Madhe, ndërsa zjarret në disa zona të Mallakastrës dhe Krujës janë vënë nën kontroll, shkruan absnewsal.

Në operacion janë angazhuar dy helikopterë, efektivë të Forcave të Armatosura dhe ekipe zjarrfikëse.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin nga toka dhe ajri, deri në shuarjen e plotë të vatrave dhe parandalimin e riaktivizimit të tyre.

Të ngjashme

Të fundit