Dy pushues janë shpëtuar nga mbytja në plazhin e Velipojës, pas ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare.
Gjatë monitorimit të vijës bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, policët konstatuan dy persona që ndodheshin në rrezik për t’u mbytur.
Policia ndërhyri me mjete lundruese Jet Ski, duke i nxjerrë të dy në breg në gjendje të sigurt, shkruan abcnewsal,
Sipas policisë shqiptare, bëhet fjalë për një 67-vjeçar nga Burreli dhe një 41-vjeçar banues në Velipojë.






