Zjarre në Kutlloc dhe Bajgorë, Peci tregon për ndërhyrjen në terren

- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se aktualisht po përballen me zjarre në fshatrat Kutlloc dhe Bajgorë.

Peci ka bërë të ditur se ndërhyrja për shuarjen e zjarreve ka nisur menjëherë, ndërsa ekipet përgjegjëse, zjarrfikësit dhe vullnetarët ndodhen në terren.

“Po punojmë me të gjitha kapacitetet për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonat tjera”, ka shkruar Peci në Facebook.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

Peci ka kërkuar që çdo vatër zjarri apo situatë që mund të rrezikojë përhapjen e tij të raportohet menjëherë te ekipet përgjegjëse në numrin +383 28 530 129.

Të ngjashme

Të fundit