Ziadin Sela fton shqiptarët në marshin protestues të së dielës në Shkup

- Advertisement -

Ziadin Sela, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, i ka ftuar shqiptarët që të bëhen bashkë këtë të diel, në sheshin “Skënderbeu”, në Shkup, në marshin protestues kundër vendimit skandaloz të Speciales.

Ai kërkoi Liri për Çlirimtarët. “Të gjithë në Shkup. Jo në emrin tim! Liri Për Çlirimtarët”, shkroi Sela në Facebook.

Për të njëjtën arsye edhe në Prishtinë, do të mbahet një marsh, më 1 tetor, në sheshin “Skënderbeu”.

Në Kosovë po protestohet që nga dita kur është shpallur aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.

Protesta janë zhvilluar edhe në vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Zvicër e Gjermani.

Më 16 shtator, ish-krerët e UÇK-së u dënuan me rreth 1 shekull burgim.

Ata u dënuan me 81 vjet burgim gjithsej.

Gjykata Speciale e ka dënuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim.

Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me 25 vjet burgim.

Specialja e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim.

Gjykata Speciale e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, me 13 vjet burgim.

Të ngjashme

Të fundit