11.2 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Zhvillimet ndërkombëtare, Dardan Islami: Nuk duhet me e mbajtë gajlen e botës, veç me kontrollu territorin tonë

- Advertisement -

Dardan Islami, njohës i çështjeve politike, ka folur në “Pressing” të T7, për zhvillimet pas riardhjes në pushtet të Administratës Trump.

Ai ka thënë se situata është komplekse, por Kosova nuk ka kapacitet “t’i mbajë gajlet e botës”.

“Vendet e vogla si ne nuk jemi muhabet aty. Sigurisht, ne nuk duhet me i mbajtë gajlet e botës, ato janë gajlet e shteteve të mëdha. Ne duhet të mbajmë gajlen tonë dhe të jemi të gatshëm sot në gjendje gatitshmërisë të strukturave tona, FSK e Policia, ta kemi territori nën kontroll, kjo është që mund ta bëjmë”, ka thënë ai.

Islami tha se, Trump po kërkon nga Evropa të ketë 300 mijë ushtarë, sipas tij, Kosova e Shqipëria mund ta ndihmojnë në këtë aspekt Evropën, duke dërguar disa ushtarë.

Ai tha se duhet një aleancë e re me Evropën, e që është më pragmatike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit