7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Zhegrova tregon pse e zgjodhi kampionin francez Lille, zotohet se do të japë gjithçka nga vetja

- Advertisement -

Edon Zhegrova ka zbuluar se i hodhi poshtë ofertat nga Marseille dhe Wolves për t’iu bashkuar klubit Lille, sepse beson se mënyra se si luan kampioni francez i përshtatet më së miri stilit të lojës së tij.

Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrova iu bashkua kampionit francez Lille nga Baseli të premten, në një marrëveshje prej 7 milionë eurove

Zhegrova nënshkroi marrëveshje katërvjeçare e gjysmë me gjigantin francez.

Anësori 22-vjeçar kishte oferta edhe nga rivali i Lille në Ligue 1, Marseille, si dhe nga Wolves në Premierligë.

I pyetur pse e zgjodhi Lille, Zhegrova tha: “Lille më pëlqen më shumë se Marseille. Prandaj vendosa kështu. Është mundësi e madhe, klub i madh. Më pëlqen mënyra sesi luan Lille. Loja e Lille më përshtatet më shumë se ajo e Marseilles. Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar Lilles”.

Zhegrova i shënoi dy gola dhe i dhuroi gjashtë asiste në tetë paraqitje në Superligën e Zvicrës për Baselin në pjesën e parë të këtij sezoni, por beson se futbolli në Ligue 1 do t’i përshtatet më shumë lojës së tij, megjithëse është më i vështirë.

“Ligue 1 është më e shpejtë dhe shumë më fizike, gjë që është shumë mirë për mua, sepse besoj se kjo i përshtatet më shumë mënyrës se si luaj unë. Do ta jap më të mirën nga vetja në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje”, shtoi ai.

Zhegrova, i cili i ka 24 paraqitje për Kosovën, u ble nga Lille si zëvendësues i Jonathan Ikone, i cili iu bashkua Fiorentinës javë më parë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit