10.8 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Nuk gabon Man City, fiton bindshëm ndaj Brightonit

- Advertisement -

Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë.

“Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të javës së 29-të në elitën e futbollit anglez.

Kevin De Bruyne hapi llogarinë e mysafirëve në minutën e 17-të për ta vazhduar më pas Foden.

Ylli anglez shënoi për 0:2 në minutën e 26-të, ndërsa tetë minuta më vonë realizoi prapë për 0:3.

E për epilogun e këtij takimi u përkujdes Julian Alvarez që realizoi në minutën e 62-të.

Me këtë fitore, tani ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka 76 pikë në vendin e dytë, një më pak se Arsenali që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Brighton mbetet në pozitën e 11-të me 44 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit