Zeneli: Dështimi i zgjedhjes së presidentit do të kishte kosto të madhe për Kosovën

- Advertisement -

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lulzim Zeneli, ka bërë thirrje për tejkalimin e mospajtimeve politike dhe vazhdimin e procesit të formimit të institucioneve, pas marrëveshjes për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

Zeneli tha në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova se subjektet politike duhet ta vendosin interesin e shtetit mbi interesat partiake, duke paralajmëruar se vazhdimi i bllokadës institucionale do të kishte kosto të madhe për Kosovën.

Kosova nuk mund të humbë më dhe të kërkojë ndihmë dhe partneritet nga miqtë tanë ndërkombëtarë derisa ne nuk i kryejmë punët tona, derisa ne nuk kemi qëndrueshmëri institucionale, derisa neve na mungon stabiliteti politik. Prandaj në këtë aspekt unë besoj që edhe subjektet politike, jo vetëm këto subjektet të cilat ekziston marrëveshja politike, po edhe të tjerat do të reflektojnë dhe do ta dinë që në qoftë se dështon një proces i tillë, kostoja politike për funksionimin e shtetit do të jetë shumë e madhe”, tha Zeneli.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit është më shumë se një çështje partiake, pasi presidenti përfaqëson unitetin e popullit dhe ka rol të rëndësishëm në përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Zeneli theksoi se Kosova përballet me një izolim të theksuar ndërkombëtar, ndërsa zhvillimet politike në vendet, sipas tij, e bëjnë edhe më të domosdoshme stabilitetin institucional.

Të ngjashme

Të fundit