Zemaj optimist për rrëzimin e Abdixhikut: Unë kam qenë nënshkrues, nënshkrimi ka një kërkesë

- Advertisement -

Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, i pyetur për qëndrimin e tij në Kuvendin e LDK’së, për apo kundër shkarkimit të Lumir Abdixhikut, ka thënë se vetë ka qenë një prej nënshkruesve të kërkesës.

Ai megjithatë ka thënë se vota është e fshehtë dhe se s’do të tregojë “për ta ruajtur integritetin e saj”.

Megjithatë Zemaj është shprehur optimist se nisma do të ketë sukses.

“Jemi në Kuvend. Unë kam qenë nënshkrues. Nënshkrimi e ka një kërkesë”, ka thënë Zemaj.

Të ngjashme

Të fundit