Isa Mustafa s’tregon se kë e do për kryetar të ish-partisë së tij

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës, në orën 18:00, do ta vërë edhe një herë në provë kryetarin e saj aktual, Lumir Abdixhiku, për të parë nëse do t’i marrë votat e mjaftueshme për të vazhduar në krye të partisë apo do të shkarkohet.

Kjo mbledhje ka vetëm një pikë të rendit të ditës dhe delegatët e LDK-së do të votojnë me votim të fshehtë.

VOX Kosova e ka pyetur ish-kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafa, se cilin emër e përkrah për kryetar të ish-partisë së tij, por ai ishte i shkurtër në përgjigje, duke thënë: “Nuk mund të them asgjë, jam jashtë rrjedhave.”

Paraprakisht, për Kuvendin ka folur sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, i cili ka thënë se votimi në këtë Kuvend do të jetë i fshehtë dhe se brenda tij do të lejohet edhe debati.

Të ngjashme

Të fundit