28.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Zemaj: Ligji për sigurime Shëndetësore- Improvizim para zgjedhjeve

- Advertisement -

Për Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore është deklaruar edhe ish ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj i cili ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë për improvizime të papërgjegjshme.

Zemaj ka theksuar se përpjekjet për të futur Ligjin për Sigurimet Shëndetësore para zgjedhjeve janë thjesht një përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Ai ka kritikuar Qeverinë për dështimin në funksionalizimin e sistemit informativ shëndetësor, i cili është thelbësor për zbatimin e ligjit.

“Ligji për Sigurime Shëndetësore- Improvizim para zgjedhjeve, sa për të mbuluar dështimin katër vjeçar të rregullimit një prej komponentëve më të rëndësishëm në avancimin e marrjes së shërbimeve shëndetësore. Katër vite dështim për funksionalizimin e sistemit informativ shëndetësor ku pa të cilin edhe ligji mbetet i pazbatueshëm. Paaftësia, mashtrimi dhe improvizimet mbarojnë me 9 shkurt”, potencoi Zemaj për Front Online

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit