Të shtëna armësh kanë ndodhur rreth orës 13:30 në qendër të Podujevës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prishtinë, Enis Pllana i cili bëri të ditur se tre persona janë plagosur.
Ai njoftoi gjithashtu se aktualisht njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.






