Gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë.
E pas mbledhjes, deputeti Armend Zemaj, ka njoftuar se ka dhënë nënshkrimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK-së.
“Unë i takoj një dege që ka dhënë mendim unanim që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK. Jo vetëm që e kam nënshkru por janë më shumë se 150 nënshkrime që kërkojnë zgjedhje. Nuk kam njohuri a janë deponu”- ka thënë Zemaj para gazetarëve.
Zemaj tha se gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së pati kërkesa që të mos ketë zgjedhje të parakohshme.






