Zemaj godit Abdixhikun, e akuzon për nënshtrim ndaj Albin Kurtit

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka folur për rëndësinë e së kaluarës institucionale dhe historike në vendimmarrjen politike.

Zemaj ka theksuar se, sipas tij, një prej parimeve themelore duhet të jetë moslejimi i nënshkrimit të marrëveshjeve apo dokumenteve ndaj kujtdo, pavarësisht fuqisë politike që mund të ketë.

“Një element që duhet përmendur është e kaluara historike institucionale edhe e jona, por edhe e individit, dhe themeli i kësaj për mua është moslejimi i nënshkrimit ndaj kujtdo qoftë, por edhe ndaj Albin Kurtit, pavarësisht fuqisë politike”, ka thënë Zemaj.

Deklarata e tij vjen në kuadër të zhvillimeve të fundit politike dhe debatit brenda LDK-së rreth qëndrimeve ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. /Adresa-Kanal10/

Të ngjashme

Të fundit