24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Zekaj: Qeveria Kurti diskursin kundër mediave dhe gjyqësorit e ka nisur që nga ardhja në pushtet

- Advertisement -

Avokati Yll Zekaj, kritikoi Qeverinë Kurti për “diskurs kundër medieve dhe gjyqësorit”. Sipas Zekajt, pushteti sulmon mediat për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga dështimet.

“Ky është një diskurs që kjo qeveri e ka filluar qysh nga ardhja në pushtet kundër gjyqësorit, kundër medias dhe çdokujt që i bënë kritikë kësaj qeverie” tha Zekaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Duke komentuar kritikën e Kurtit ndaj Prokurorisë Speciale për mos ngritjen e aktakuzës për sulmin në Banjskë, Zekaj tha se Prokuroria Speciale nuk e ka konsumuar as një të tretën e afatit për kryerjen e hetimeve.

“Është rasti më i ndërlikuar që ka ndodhur ndonjëherë në Republikën e Kosovës, dhe në këtë rast ne s’mund të kërkojmë nga Prokuroria Speciale hetim të shpejtë por hetim kualitativ, ne e dimë se jo në pak raste aktakuzat e prokurorisë dinë me ra në gjykatë”, tha Zekaj.

Zekaj tha se pikërisht Qeveria Kurti është përgjegjëse për ritmin e hetimeve lidhur me sulmin në Banjskë.

“Hetimet nuk duhet të nxitohen sepse mund të bëhen gabime në procedurë, duhet me qenë vetëkritike Qeveria, sepse edhe ky ngadalësim i hetimeve është edhe për fajin e Qeverisë, nuk kemi laborator që i kryejnë analizat laboratorike në rastin e hetimeve dhe shumë prej provave kanë shkuar në vendet tjera, janë duke u bërë ekzaminime në vende të tjera që janë dërguar nga Prokuroria Speciale për shkak të mungesës së laboratorëve”, tha Zekaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit