Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ridvan Emini janë pritur në takim nga përfaqësues të Aleancës Kosovare të Bizneseve, të cilët kanë shprehur mbështetjen për “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në përkrahje të Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit që po mbahen në Hagë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini u shpreh se bizneset, punëtorët, bashkëpunëtorët dhe familjarët e tyre do t’i bashkohen marshit në mënyrë masive.
Në këtë takim, përfaqësuesit e LKE-së i falënderuan përfaqësuesit e AKB-së për mbështetjen e ofruar, duke theksuar se Kosova po pret drejtësi, liri dhe kthimin në atdhe të çlirimtarëve.
12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
Marshi për Liri. Kosova po pret.






