Xhiroja e pestë në Superligën e Kosovës në futboll përfundon sot me ndeshjen Dukagjini – Malisheva, sfidë e cila zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Dukagjini aktualisht renditet në vendin e pestë me tetë pikë.
Në anën tjetër, Malisheva është e dyta me 10 pikë, dy më pak sesa Prishtina që renditet e para.
Dueli luhet në mbrëmje me fillim nga ora 19:00.






