19.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Zeka: Kurti e ka shpikur tentim vrasjen në Shkup

- Advertisement -

Gazetari Milaim Zeka, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shpikur tentim vrasjen në Shkup.

Sipas tij, po të kishte kërcënim real ndaj Kurtit, ai atë ditë do të kthehej përmes Shqipërisë dhe jo përmes Kosovës.

“Çdo kryeministër i qeverisë së Kosova ka insistuar që shefin e AKI-së, kryeprokurorin dhe drejtorin e policisë me i zgjedh njerëz të tij që nuk punojnë për shtet por për kryeministrin. Të njëjtin veprim e ka bërë edhe Albin Kurti i cili ka larguar nga puna njerëz të suksesshëm brenda AKI-së”, tha Zeka në një lidhje direkte për emisionin “Kosova today”.

“Kjo dezinformatë që është plasuar në Radio Televizionin Publik të Kosovë që është skandali më i madh i kësaj qeverie në mesin e shumë skandaleve pas atyre rezervave të shtetit, erdhi si rezultat në një moment të madh historik kur kryeministri ka krijuar 1 milion probleme me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me amerikanë dhe me evropianët dhe pas një paraqitje qesharake në Këshillin e Sigurimit ku është debatuar për dinarin, kryeministri e ka shpikur këtë tentimvrasjen në Shkup, kur dihet që po të kishte kërcënim aty ishin shërbimet amerikane dhe po të kishte kërcënim real ndaj kryeministri ai do të kthehej përmes Shqipërisë, nuk do të kthehej përmes Kosovës”.

Zeka poashtu tha se nëse do të kishte kërcënim, Kurtit nuk do t’i lehohej të paraqitej para gazetarëve, pasi siç tha ai, mund të kishte edhe në mesin e tyre një atentator.

“Kjo është luftë ballkanike të cilën për fat të keq të gjithë ne politikanët e dashurojnë me shpikë gjëra inekzistente, por televizioni publik që Kosova e ka, nuk ka qenë kurrë publik, ka qenë partiak”, tha tutje Zeka.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit