11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Zëdhënësi i Qeverisë e mohoi, Pacolli: Pyete Kurtin e Osmanin, me kërkesë të tyre fola me Radoiçiqin për zgjedhjen e presidentes

- Advertisement -

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka kërkuar zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu që ta pyes kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani në vend se ta mohojë një telefonatë që deputeti thotë se e kishte pasur me Milan Radoiçiqin në prezencë të të dy krerëve të shtetit, dhe me kërkesë të tyre.

“Është e vrazhdë, si zëdhënës i qeverisë, të përhapësh të pavërteta! Ju lutem, para se të jepni deklarata të pavërteta, pyesni, së pari Kryeministrin dhe Presidenten. Ata do t’ju tregojnë se telefonata është bërë me kërkesën e tyre, për të siguruar prezencën e një deputeti shtesë”, shkroi ai në një postim në Facebook, duke iu referuar ditës së 3 prillit të vitit 2021, para se Osmani të zgjidhej presidente të nesërmen.

“Unë nuk kam pasur nevojë për vota, dhe do të ishte absurde që ta bëja këtë telefonatë pa kërkesën e tyre, për te cilët ata kishin nevojë!”, thotë Pacolli.

Deputeti thotë se Kurti dhe Osmani do të mund t’ia tregojnë zëdhënësit “rrethanat e telefonatës”.

“Ata do t’ju tregojnë gjithashtu për rrethanat e telefonatës, që u bë në praninë e tyre, nga zyra private e Kryetares së atëhershme të Kuvendit, në orët e para të ditës kur ndodhi votimi për Presidenten. Si rezultat i kësaj telefonate, u sigurua prezenca e deputetit Adem Hodža, ne momentin e votimit te presidentës”, shkruan Pacolli.

Ai thotë se “zbardhja publike e këtij rasti nuk ka të bëjë me ndonjë skenar të caktuar”.

“Dje, u pyeta në mënyrë eksplicite nga gazetari dhe nuk kam mundur të devijoj, të mos them të vërtetën!”, shkroi Pacolli.

Paraprakisht, deputeti Pacolli tha të mërkurën në Tëvë1 se kishte folur me Radoiçiqin “për të peshkuar edhe një deputet” që Osmani do të zgjidhej presidente.

Zëdhënësi i Qeverisë, Kryeziu, i tha televizionit se kjo është “absolutisht e pavërtetë” dhe se “nuk ka asnjë rast në të cilin deputeti Pacolli të ketë komunikuar me Radoiçiqin në prani apo në dijeni të kryeministrit Kurti, aq më pak me kërkesë të tij”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit