Zbulohet lista e të ftuarve për dasmën e Ronaldos, a do të marrë pjesë Messi?

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo është rikthyer në qendër të vëmendjes, por kësaj radhe jo për futbollin. Mediat evropiane kanë raportuar për dasmën e shumëpritur me partneren e tij, Georgina Rodriguez, ndërsa një ftesë e supozuar për ceremoninë ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale. Edhe më shumë bujë ka bërë pretendimi se në listën e të ftuarve ndodhet edhe Lionel Messi.

Sipas “GiveMeSport”, ditët e fundit ka qarkulluar një imazh që pretendohej të ishte ftesa zyrtare e dasmës së Ronaldos dhe Georginës.

Në të thuhej se ceremonia do të zhvillohej më 1 gusht në pallatin “Quinta da Regaleira”, në qytetin portugez të Sintrës, ndërsa të ftuarve u kërkohej të visheshin me ngjyrë të zezë.

Megjithatë, shumë shpejt raportimet që lidhnin ceremoninë me atë datë u hodhën poshtë, ndërsa edhe mediat spanjolle konfirmuan se informacioni nuk ishte i saktë.

Për më tepër, pallati vazhdoi të ishte i hapur normalisht për vizitorët, duke ngritur dyshime serioze mbi vërtetësinë e ftesës së publikuar.

Edhe pse data është vënë në pikëpyetje, raportimet sugjerojnë se Ronaldo po planifikon një festë madhështore me pjesëmarrjen e emrave më të njohur nga sporti dhe industria e argëtimit.

Në listën e të ftuarve që ka qarkulluar përfshihen Rio Ferdinand, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, si dhe aktori Vin Diesel, këngëtarët Rihanna, Jennifer Lopez, Drake dhe Travis Scott.

Sipas raportimeve të tjera, ftesë për ceremoninë ka marrë edhe Lionel Messi. Nëse kjo rezulton e vërtetë, dy legjendat e futbollit mund të shihen së bashku në një ngjarje private, larg rivalitetit historik që i ka shoqëruar për vite me radhë në fushën e lojës.

Raporti shton se destinacioni më i mundshëm për ceremoninë nuk është Sintra, por Madeira, vendlindja e Ronaldos.

Plani aktual parashikon që ceremonia të zhvillohet në Katedralen e Funchalit, ndërsa më pas të organizohet një pritje private në një nga resortet pranë saj.

Edhe pse data e përmendur në ftesën e publikuar është mohuar, raportimet sugjerojnë se dasma është vetëm çështje kohe. Mbetet për t’u parë nëse tifozët do ta shohin më në fund Ronaldon dhe Messin së bashku në një fotografi jashtë fushës së futbollit.

Të ngjashme

Të fundit