7.6 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Zaimi i VV-së me punë të vështirë, i mbron me një status Mihalin, Nagip Krasniqin e Martin Berishajn

- Advertisement -

Arbër Zaimi, zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë një punë goxha të vështirë.

Përmes një statusi, relativisht të gjatë, Zaimi ka mbrojtur Dejona Mihalin, Nagip Krasniqin dhe Martin Berishajn.

Zaimi i ka quajtur bisedat e Mihalit, koordinatore e komiteteve të VV-së, me Krasniqin, ish-kryeshef i KEK-ut, si “komunikim privat”.

“Qesharak është fakti se zyrtarët e Vetëvendosjes po i akuzojnë thjesht pse kanë komunikim privat dhe koordinim me njëri-tjetrin. Sepse aty as nuk komunikohet për punësim personash të pakualifikuar, as për tenderë që dëmtojnë pasurinë publike, siç kemi parë në përgjimet e kohëve të shkuara. Madje as nuk kërkohet të ndalet rryma, por të mos ndalet rryma deri sa të gjendet zgjidhja për furnizim. Jo po “kush është ajo të vendosë që rryma të mos ndalet”. Ajo është zyrtare e lartë e VV, dhe VV ka fituar dhe do të fitojë zgjedhjet me mbi 50% që të qeverisë me program e politika të ndryshme nga të shkuarat” – ka shkruar Zaimi.

Ndërsa akuzat ndaj Berishajt, ambasador i Kosovës në Kroaci, i ka quajtur dyfish qesharake.

“Dyfish qesharake akuzat ndaj Martin Berishajt që e akuzojnë për diçka që ka ndodhur në kohët kur qeverisnin ata vetë. Thënë shkurt, e akuzojnë për lobimin që ka bërë me qëllim që Kosova të mos e blinte energjinë e importuar nga kompani serbe, por nga kompani sllovene”, shkruan Zaimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit