12.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Ymeri thotë se Kurtit po i ikë truri

- Advertisement -

Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me qasjen e tij karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai në “Debat Plus”, ka thënë se në kohë të vështira për Kosovën, “në vend se t’i thërret mendjes po i ikë truri”.

Ymeri, ka thënë se Kurti është kryeministër që merr vendime në panikë, pasojat e të cilëve mund të jenë shumë të mëdha për Kosovën. Tutje ai e përmendi deklaratën e Kurtit, që kishte thënë se qëndrimet e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, janë naive.

Ymeri tha se kjo deklaratë do të thotë “ikje truri”.

“Unë mendoj se kemi një problem madhor, se kryeministri në momente të caktuara të krizave të panikut, që natyrisht janë momente të rënda për këdo që është në qeverisje, në vend se t’i thërret mendjes po i ikë truri. Pastaj nëse e kemi një kryeministër që merr vendime në panikë, atëherë pasojat mund të jenë më të mëdha se që i ka parashikuar dhe i ka dëshiruar. Nëse e quan sekretarin e shtetit amerikan naiv, mendoj që është ikje e trurit. Nuk kam se si e shpjegoj ndryshe. Kur të ikë truri flet qeshtu, s’mundesh me kontrollu veten, i qet krejt çfarë ke pa të pyet askush”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit