16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Mushkolaj për Abdixhikun: Vazhdon me qasjen e njëjtë të LDK-së “as mish, as peshk”

- Advertisement -

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kritikuar qasjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe të gjithë partisë së tij, duke përdorur shprehjen “as mish, as peshk”, në kuptimin e të qenit neutral ose pa qartësi në qasje dhe vendimmarrje.

Mushkolaj ka theksuar se është shumë problematike që një parti politike, në këtë rast LDK-ja nuk ka treguar një qasje të qartë dhe të vendosur në lidhje me çështjet aktuale dhe problemet që po ndodhin në veri të Kosovës.

Ai deklaratën e fundit të Abdixhikut, e ka vlerësuar banale dhe si të ngushtuar.

“Çfarë janë duke dashur të bëjnë se nuk e mora vesh, Lumir Abdixhiku vazhdon me qasjen që LDK-ja e ka pasur vazhdimisht, as mish as peshk. Unë nuk e kuptova se çka tha kryetari i LDK-së sinqerisht, edhe pse ai foli shqip. Së pari për mua është jashtëzakonisht banale që një parti politike gjithë qasjen e vet karshi këtij problemi por edhe probleme të së kaluarës me i përfshi ne raportet me amerikanët, nuk po them mos me e pas këtë pjesë, por për mua është se aq shumë ta ngushtosh dhe ta tkurrë është shumë problematike”, ka thënë Mushkolaj në Debat Plus.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit