17.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Haziri: Kandidatura e Osmanit për kryeministre u bë me konsensus, iku na la në lloq

- Advertisement -

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk është rritur por ka ardhur e pjekur në LDK dhe “drejt në zyre të presidentit të Kosovës”.

Ai duke folur për largimin e Osmanit nga LDK, thotë se kurrë nuk do ta linte “në lloq” partinë e me dal në parti tjetër “për me u bo diçka”.

“Vjosa qysh ka hy ka me dalë…tani në LDK kur u ardh e ka gjet hapësirën boshe…nuk është rritë (në LDK), ka ardhur e pjekur në LDK, por ka ardhë në një ambient plot njerëz, kur LDK e ka pas 50% të garantum me krejt atë gjendje që e ka pas, ka ardh drejt në zyre të presidentit të Kosovës…ka qenë edhe kandidate e LDK për kryeministre, të cilës unë dhe kolegët e mi kena bo konsensus me ja lëshu edhe me mshel kandiadaturën edhe me u qu me të lënë në lloq e me dal në parti tjetër, edhe me fitu për me u bo diçka, unë se bëj në politikë…mundet me të dhënë Zoti krah nesër edhe them fluturim të mbarë sepse s’muj i dal përballë, por unë jam prej atyre njerëzve që besoj zyren politike duhet me fitu, për me ushtru ndershëm, duhet me fitu ndershëm, për me ushtru detyrën e kryeministrit, duhet me i fitu zgjedhjet, për me u bo president, duhet me fitu ndershëm”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Tutje, Haziri potencoi se ka respekt për Osmanin si njeri dhe si presidente, “pasi ka ndikuar pak” që t’i jepen votat e LDK-së.

“Në kohën kur ma shumë LDK ju ka dasht, ti e zgjedh krahun politik të ri, sepse ajo ka zgjedh formacion të ri politik…unë e ruj respektin për Vjosën si njeri, edhe e ruj respektin për Vjosën si presidente, sepse pak kom ndikuar që votat e LDK me ju dhanë edhe me marr tash hise në kritikën publike që i bohet tash asaj, sepse ju e dini që tash disa parti politike po i thonë ‘notere’”, shtoi ish-kryetari i Gjilanit.

Ai po ashtu bëri të ditur se kur i kanë dhënë votën presidentes Osmani, nuk kanë pranuar që kryeministri Albin Kurti të jetë në tavolinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit