15.6 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Lajme zhgënjyese për analistin Shkëlzen Gashi, amerikanët ia ndalin “qishën” në gjysmë idolit të tij

- Advertisement -

Albin Kurti ka pranuar që në komunat veriore të Kosovës të mbahen zgjedhje të reja. Ky është një lajm zhgënjyes për Shkëlzen Gashit, ish-këshilltar i kryeministrit Kurti, të cilin e kishte shkarkuar.

Gashi e inkurajonte sot kryeministrin Kurti që ta vazhdonte përplasjen me amerikanët.

Ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, e nxiti publikisht Kurtin që të mos tërhiqej me një analogji të thellë me “qishën”.

Gashi që është autor i shumë librave dhe artikujve, nuk arriti të gjente shembujt e duhur për t’i dhënë mbështetje kryeministrit Kurti për aksionin në veri, për të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin kritikuar hapur si një aksion të pakoordinuar me amerikanët, duke rrezikuar përshkallëzimin e situatës së sigurisë në atë pjesë të Kosovës.

“mirëmëngjes kryeministër! le ta marrim një situatë hipotetike: je tu e bo qishën, e amerika të kërkon me e ndalë qishën në gjysë, a e ndalë?”, ka pyetur Gashi ish-shefin e tij, duke na treguar kufijtë e kapacitetit të tij intelektual dhe të aftësisë së tij për të shpjeguar situata komplekse të marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat janë pjesë e studimeve të tij.

Megjithatë, Gashi ditën e sotme mund ta përfundojë thellësisht i zhgënjyer, pasi që Kurti u dorëzua lidhur me zgjedhjet në veri. /Demokracia/

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit