Ymeri: Kosova po importon mbi 300 megavat energji në orë, situatë “bixhozi elektroenergjetik”

- Advertisement -

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar për gjendjen e prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Ajo ka thënë se Blloku B1, A3 dhe A5 i termocentraleve janë jashtë funksionit, ndërsa në punë janë vetëm A4 dhe B2.

Sipas Ymerit, Kosova po importon mbi 300 megavat energji në orë.

Ajo e ka cilësuar situatën si “bixhoz elektroenergjetik”, duke ngritur shqetësime për kostot e importit.

Të ngjashme

Të fundit