9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Ymeri: Jo domosdoshmërisht Asociacioni do të themelohet në përputhje me Kushtetutën

- Advertisement -

Drejtori i Institutit ‘Musine Kokalari’, Visar Ymeri tha se është e paqartë se çfarë Asociacioni do të themelohet në Kosovë.

I ftuar në emisionin InfoNata në Tëvë 1, Ymeri tha se marrëveshjet e 2013 dhe 2015 nuk mund të shmangen.

“Sigurisht që modaliteti i Asociacionit është një prej diskutimeve për të cilin nuk është se kemi dëgjuar fort në publik por besoj që ka qenë një prej çështjeve që është ngrit vazhdimisht. Sepse kemi një insistim të Serbisë që ai të bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013 dhe asaj të 2015. E kemi një insistim të Republikës së Kosovës që të ndërrohet forma por mbase edhe emri, është raportuar që kryeministri disa herë ka propozuar emra të rinj për Asociacionin, gjithnjë e ka vënë në pikëpyetje themelimin e një Asociacioni me karakter monoetnik. Dhe të gjitha këto janë deklarime publike”, deklaroi Ymeri

Ymeri tha se pikëpyetjet e tij janë se a do të marrë Asociacioni elemente të marrëveshjes së vitit 2015 apo do të hudhë tërësisht poshtë atë.

“Dhe këtu për mua është pikëpyetja e madhe të cilën ende nuk e di si do të zhvillohet. Nëse aranzhimi i ri për të cilin dakordohemi do ta hudhë tërësisht poshtë marrëveshjen e vitit 2015 apo do të mbesin elemente të saj ende të gjalla. Se nëse mbesin elemente të saj të gjalla e kemi një kornizë të asaj se si do të duket  Asociacioni, por me rëndësi e kemi pasur të dakorduar me Serbinë rolin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në procesin e përpilimit final të statutit. Dhe nëse ajo marrëveshje hudhet poshtë, a do të thotë kjo se hudhet poshtë edhe Gjykata Kushtetuese. Dhe a do të arrijmë ne që edhe njëherë, nëse ka aranzhim të ri, ta fusim edhe këtë element. Herën e kalume Kushtetuesja u dëshmua të jetë institucion jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe kjo ishte bërë me kërkesë të kryeministrit Mustafa atëherë”, ka shtuar Ymeri.

Tutje ai ka deklaruar se ekziston mundësia që Asociacioni të mos jetë në përputhje me Kushtetutën.

“Mendoj që kjo do të jetë njëri prej ngërçeve dhe jo domosdoshmërisht aranzhimi i ri do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Pra duhet ta kemi parasysh që elemente të caktuara të cilat janë vlerësuar të jenë në shpërputhje me Kushtetutën, jo domosdoshmërisht nënkuptojnë që këto s’bën me u zbatu. Por për t’u zbatuar ato duhet të ndryshojë Kushtetuta. Them se nuk duhet ta përjashtojmë tërësisht këtë mundësi”, ka thënë Ymeri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit