9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Kurti priti në takim përfaqësues të kompanive tregtare vendore

- Advertisement -

Përkrah zëvendëskryeministrit të Parë, Besnik Bislimi, ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe shefit të Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha tregtare vendore.

Me Xhevdet Rexhepin, përfaqësues i Viva Fresh, Shaip Mikollvcin, përfaqësues i Interex dhe Emona, Ramiz Kelmendin përfaqësues i grupit Elkos dhe Hakif Gashi, përfaqësues i Meridian dhe Spar, u diskutua për ambientin e të bërit biznes, për veçoritë dhe rolin e sektorit privat në zhvillimin ekonomik të vendit por dhe vështirësive gjatë krizave globale, për rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë mes, dhe për bashkëpunimin ndërmjet publikes dhe privates.

Së fundmi, sipas raportit të Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe të të hyrave tatimore mes vitin 2020-2022. Ky sukses vjen si rezultat i rritjet së formalizmit të ekonomisë të nxitur edhe nga masat e Qeverisë në kuadër të Pakos për Ringjalljet e Ekonomisë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit