Ymeri: Dalja e kryeministrit në media nuk është çështje qejfi, por obligim për llogaridhënie

- Advertisement -

Analisti politik Visar Ymeri ka deklaruar se kryeministri i vendit ka obligim të shpeshtë për të dalë në media dhe për të dhënë llogari para qytetarëve.

Duke folur në Debat Plus, Ymeri tha se daljet e kryeministrit në media nuk duhet të varen nga dëshira personale, por nga detyrimi për transparencë dhe llogaridhënie publike.

Sipas tij, kryeministri nuk është vetëm figurë partiake, por bartës i përgjegjësive shtetërore.

“Kryeministri e ka më shumë obligim me shku në media, sepse është kryeministër i vendit nuk është kryeministër i VV-së,  e ka për obligim me shku. Sepse çështja e daljes së kryeministrit nëpër media nuk është çështje e qejfit të tij por e llogaridhënies e si kryeministër nëse nuk i jep llogari publikut përmes medias së atij vendit nuk je duke e përmbushur obligimin që e ke për transparencë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit