Analisti politik Astrit Gashi ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk pritet të ofrojë bashkëqeverisje të plotë me partitë tjera pas zgjedhjeve.
Duke folur në Debat Plus, Gashi tha se Kurti mund të ofrojë vetëm pozita në institucione, por jo marrëveshje për bashkëqeverisje.
Sipas tij, çështja e postit të presidentit do të mbetet nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se vendimmarrja nuk do të kalojë te subjektet tjera politike.
Ai përmendi gjithashtu se, nëse presidenti nuk vjen nga radhët e VV-së, atëherë do të kërkohet një figurë që ka afërsi të madhe me këtë subjekt politik.
“Kurti nuk ka me ofru bashkëqeverisje, ka me ofru pozita ndoshta por jo bashkëqeverisje. Dhe nuk ka me ofru postin e presidentin për dikë tjetër por ka me lyp që ai të pyetet për postin e presidentit. Nëse nuk është i LVV e et dikë që është më VV se gjysma e VV-së. Zonja Feride Rushiti e ka qenë më VV se gjysma e deputetëve të VV-së”, ka deklaruar ai.






