Ramabaja: Qeveri pa koalicion do të ketë, por shumicë prej 80 deputetësh e pamundur pa marrëveshje

- Advertisement -

Analisti politik Sadri Ramabaja ka vlerësuar se pas zgjedhjeve në Kosovë mund të krijohet një qeveri pa koalicion.

Duke folur në Debat Plus, Ramabaja tha se ekziston mundësia që një parti të mos ketë nevojë për partnerë qeverisës, por shtoi se në një skenar tjetër mund të kërkohet domosdoshmërisht një marrëveshje politike për formimin e institucioneve.

Sipas tij, krijimi i një shumice prej rreth 80 deputetësh pa kompromis politik do të ishte i vështirë.

“Është shumë e qartë se gjasat e mëdha janë që të ketë një qeveri pa koalicion sepse nuk do të ketë nevojë. Por çështja e dytë që mund të pasojë ndoshta mund të imponojë koalicionin, sepse 80 deputet do të jetë e pamundur që do të bëhen pa një marrëveshje politike pa kompromis”, ka deklaruar ai.

Ai u shpreh se analizat duhet të bazohen edhe në zgjedhjet e mëparshme, duke përmendur si faktorë edhe entuziazmin e ditëve të fundit dhe pjesëmarrjen e diasporës, të cilat sipas tij nuk pritet të sjellin ndryshime të mëdha në rezultatin zgjedhor.

Të ngjashme

Të fundit