18.7 C
New York
Friday, May 2, 2025

Buy now

Yamal luajti me injeksione ndaj Interit

- Advertisement -

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ishte në qendër të gjithçkaje pozitive për “Blaugranat” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit. Megjithatë, vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes, pati një moment shqetësues që ngriti dyshime nëse do të ishte në gjendje të luante.

17-vjeçari ndjeu dhimbje në këmbë pas një goditjeje gjatë nxehjes dhe u largua nga fusha për të hyrë në dhomat e zhveshjes, ku iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor. Fatmirësisht, stafi mjekësor i dha dritën jeshile për të luajtur, dhe sapo nisi loja, nuk u pa asnjë shenjë shqetësimi fizik, teksa Yamal dha një paraqitje të shkëlqyer.

Megjithatë, sipas Esport3, situata ka qenë më serioze nga sa u paraqit publikisht. Sipas raportimit të tyre, Lamine Yamal kishte shqetësime në kuadricepsin e djathtë (në kofshë), dhe mjekët e kontrolluan me kujdes. Pretendohet se ai mori një injeksion kundër dhimbjes për të qenë në gjendje të luante pa ndjerë shumë shqetësim.

Megjithatë, kjo nuk ishte përshtypja që la as lojtari dhe as trajneri pas përfundimit të ndeshjes. Në intervistën pas ndeshjes, Lamine Yamal e quajti “asgjë” problemin, ndërsa Hansi Flick u shpreh i kënaqur me gjendjen e tij fizike. Trajneri gjerman theksoi se mjekët e skuadrës kishin dhënë miratimin përpara se të fillonte ndeshja.

Të ngjashme

Të fundit