UEFA zyrtarizon finalet e Championsit: Allianz Arena në 2028, Camp Nou në 2029

- Advertisement -

UEFA ka marrë vendimin përfundimtar për stadiumet që do të presin dy finalet e ardhshme të Champions League.

Finalja e vitit 2028 do të zhvillohet në Allianz Arena të Mynihut, ndërsa një vit më pas, në 2029, trofeu më i madh i futbollit evropian do të vendoset në Camp Nou të Barcelonës. Vendimi u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në Selanik.

Për Camp Noun bëhet fjalë për një rikthim të madh në skenën e Champions League. Stadiumi legjendar do të presë finalen për herë të parë pas 30 vitesh. Hera e fundit ishte në vitin 1999, kur Manchester United përmbysi Bayern Munichun në një nga finalet më dramatike në historinë e garës.

Në kohën e finales së vitit 2029, Camp Nou pritet të jetë plotësisht i rinovuar dhe me kapacitet rreth 105 mijë spektatorë, një prej arsyeve që favorizuan kandidaturën e Barcelonës përballë Wembley-t.

Ndërkohë, Allianz Arena do ta presë finalen e Championsit për herë të tretë, pas viteve 2012 dhe 2025. Në finalen e vitit 2025, PSG mposhti Interin 5-0 në Mynih.

Të ngjashme

Të fundit