Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahir Geci, ka falënderuar qytetarët e Skenderajt për pjesëmarrjen në tubimin e kësaj partie, ku kandidati për kryeministër Bedri Hamza, ka prezantuar programin qeverisës.
Geci ka thënë se fitorja e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit fillon nga Drenica.
“Drenica❤️. Faleminderit nga zemra për përkrahjen që gjithmonë e keni treguar për Partine Demokratike të Kosovës. Fitorja e PDK-së fillon nga Drenica. Kosova meriton ma mirë! #pdk #bedrihamza #xhevahirgeci”, ka shkruar Geci në Facebook.