Vetëvendosja pa vota dhe pa shumicë parlamentare vazhdon të fajësojë opozitën për “bllokadë”.
Artan Abrashi depute nga kjo parti tha se Vetëvendosja nuk dëshiron zgjedhje të reja dhe se ato mbeten “opsion i fndit”.
“Por nëse vërtet shihet se nuk ka asnjë mundësi rrugëdaljeje nga kjo bllokadë, nuk ka asnjë gatishmëri për të reflektuar në mënyrë racionale nga partitë bllokuese, atëherë zgjedhjet janë gjithashtu brenda kornizës demokratike. Mirëpo, nuk janë të dëshirueshme, besoj se janë opsioni i fundit”, tha Abrashi në RTV21.