Arifi paralajmëron kaos institucional nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor

- Advertisement -

Profesori universitar, Dritëro Arifi ka kritikuar mungesën e komunikimit dhe organizimit institucional në vend.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka paralajmëruar për pasoja nëse deri më 6 tetor nuk bëhet zgjedhja e presidentit.

“Ne nuk e dimë çka do të ndodhë deri me të 6-tin. Vetëm në shoqëritë primitive ka shumë paparashikueshmëri. Vërehet që s’ka komunikim, s’ka organizim, s’ka procese”, tha Arifi.

Ai ka thënë se mungesa e presidentit do ta thellonte pasigurinë institucionale dhe politike, duke e përshkruar situatën si kaos.

“Ne nuk e dimë çka ka me ndodhur deri me 6-tin, po e dimë çka ndodh pas të 6-tit. Pra, një kaos total nëse nuk e kemi zgjedhur presidentin, pa institucione, duke e ditur çfarë peshe dhe çfarë teme kemi njëkohësisht”, deklaroi profesori Arifi.

Të ngjashme

Të fundit