“Inflacioni po e gërryen ekonominë, ndërsa politika po e neglizhon koston e jetesës”

- Advertisement -

Drejtori Ekzekutiv i Institutit GAP, Blendi Hasaj, në EURO n’T7 ka thënë se shqetësimi kryesor i qytetarëve në vitet e fundit mbetet inflacioni, apo rritja e çmimeve, fenomen me të cilin, sipas tij, partitë politike nuk u morën as gjatë fushatës zgjedhore dhe as gjatë qeverisjes.

Sipas Hasajt, rritja e vazhdueshme e inflacionit, i cili deri në gusht ishte 7.3 për qind, po e rrit koston e jetesës së qytetarëve dhe po e gërryen ekonominë, ndërsa Qeveria, sipas tij, nuk po merr masa adekuate për ta stabilizuar atë.

“Niveli i lartë i inflacionit, si në vitin e kaluar, ashtu edhe në fillim të këtij viti, ishte te kategoria e ushqimeve dhe kjo vjen edhe për faktin se ne kemi një bilanc tregtar shumë negativ. Për fat të keq, ne nuk e kemi pasur një strategji me të cilën do të bëheshim vend që nuk importon gati gjithçka. Vendi normalisht që edhe duhet të importojë, sepse të gjithë importojnë, nuk kanë të gjithë aftësi për të prodhuar gjithçka, por të gjitha vendet e zhvilluara e ndjekin një parim që niveli i importeve të jetë në raport me atë të eksporteve, sepse me këtë krijohen kapacitete prodhuese në vend. Dhe kur ke kapacitete prodhuese, pika e parë që arrin është qarkullimi i parave brenda vendit dhe nuk bëhesh vend që gjithë qarkullimin tënd, që ne e kemi diku 25 miliardë qarkullim, ku 60-70 për qind të tyre i eksportojmë jashtë vendit”, ka thënë Hasaj.

Përqindjen më të madhe në normën e inflacionit e kanë ushqimi, pijet, transporti, restorantet dhe akomodimi.

Të ngjashme

Të fundit