Deda: Do të ishte “fanta-shkencë” nëse VV dhe PDK të merren vesh për kaq pak ditë për presidentin

- Advertisement -

Konsulenti politik, Ilir Deda, në emisonin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, deklaron se nëse vendi ynë shkon në zgjedhje edhe një herë në këtë vit, kjo dotë ishte një katastrofë e madhe.

“Nëse do të shkonim sërish në zgjedhje, kjo do të ishte një katastrofë e madhe. Nuk e di se çfarë garancie kemi nëse nuk mbetemi sërish në situatë të tillë edhe pas zgjedhjeve të reja eventuale. Partitë në Kosovë nuk kanë besim në njëra-tjetrën”, ka thënë Ilir Deda të premten.

Ai dyshon se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës do ta arrijnë një marrëveshje deri më 6 tetor, kur është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit.

“Nëse do të gjendej një marrëveshje për katër ditë do të ishte një mrekulli. Do të ishte “fanta-shkencë” që VV dhe PDK të merren vesh për kaq pak ditë, Duhet të bëhet trysni publike që mos të shkojmë në zgjedhje”, shtoi Ilir Deda.

Të ngjashme

Të fundit