Zbulohet data kur Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Rama shkon në Bruksel

- Advertisement -

Shqipëria pritet të bëjë një tjetër hap përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Top Channel ka mësuar nga burime diplomatike pranë Komisionit se është duke u diskutuar data 13 tetor për zhvillimin e mbledhjes së radhës ndërqeveritare mes Presidencës së BE-së dhe Shqipërisë.

Sipas të njëjtave burime, në këtë takim pritet që Shqipëria të mbyllë përkohësisht një tjetër kapitull të negociatave, ndërsa Mali i Zi pritet të avancojë me mbylljen e tre kapitujve.

Kapitulli që pritet të mbyllet nga Shqipëria është Kapitulli 20, i cili lidhet me Politikën e Ndërmarrjeve dhe Industrisë.

Deri tani, Shqipëria ka mbyllur përkohësisht tre kapituj të negociatave të anëtarësimit. Më 14 korrik 2026, vendi përmbylli Kapitullin 25, “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullin 26, “Arsimi dhe Kultura”, si dhe Kapitullin 30, “Marrëdhëniet e Jashtme”.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar më herët këtë avancim si një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Të ngjashme

Të fundit