Analisti Imer Mushkolaj në Debat Plus ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Ai ka thënë se përgjegjësia kryesore për situatën e krijuar i bie Albin Kurtit.
“Këtë që e ka bërë sot z. Kurti me ofertat, ose gjatë këtyre ditëve, por që ofertat u bënë publike prej z. Abdixhiku dhe Hamza, ka mundur me e bërë në janar, me thënë: po du bashkëqeverisje me ju, po jua jap kryetarin e Kuvendit ose njërit ose tjetrit dhe hajde të merremi vesh për President”.
“Kjo është një ftesë për bashkëqeverisje. Unë sot nuk pashë kurrfarë shpjegimi se pse nuk u zgjodh Presidenti”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Vetëvendosje ka pasur mungesë të vullnetit për ta zgjedhur Presidentin.
“Kemi vetëm deklarimet e z. Konjufca që nëse vjen puna për një emër konsensual për kandidat për President, unë tërhiqem. Po ti tërhiqu, pse s’u tërhoqe ti si shenjë e vullnetit të mirë”, ka thënë Mushkolaj.






