VV dhe LDK sot mbledhin Këshillet e Përgjithshme

- Advertisement -

Kur kanë mbetur edhe tri ditë afat për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit, partitë kanë filluar përgatitjet.

Dy nga partitë më të mëdha në vend, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbajnë sot mbledhjet e Këshillave të Përgjithshëm.

Lëvizja Vetëvendosje do ta nisë mbledhjen e saj në ora 10:00, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mblidhet në ora 12:00.

Në mbledhjen e LDK-së pritet të merren vendime të rëndësishme politike, përfshirë miratimin e marrëveshjes me Vjosa Osmanin, nominimin e kandidatit të partisë për kryeministër dhe finalizimin e listës së kandidatëve për deputetë.

Po ashtu, në rend dite do të jetë edhe diskutimi për bashkëpunimet e mundshme politike.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 7 qershor.

Të ngjashme

Të fundit