9 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Vuçiq shkon te Orbani, i tregon versionin e tij për atë që ndodhi sot në Bruksel

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit në Bruksel që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ka shkuar në Budapest për ta takuar kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Ai ia ka dhënë versionin e tij për takimin me Kurtin në Bruksel, duke treguar se ka biseduar me Orbanin për zhvillimet në Kosovë.

Vuçiq e ka quajtur Orbanin si ”mik të sinqertë dhe të besueshëm të Serbisë“, ndërkaq Orban nuk ka raporte miqësore me Bashkimin Evropian për shumë tema, edhe të rëndëisë gjeopolitike.

Megjithatë, presidenti serb e ka zgjedhur atë që ta vizitojë menjëherë pas takimit të Brukselit, që përfundoi pa marrëveshje.

“Me një mik të sinqertë dhe të besueshëm të Serbisë, kryeministrin hungarez Viktor Orbán, në një nga tarracat më të bukura të Budapestit, për temat aktuale, takimin në Bruksel, zhvillimin e situatës në Kosovë, por edhe për ambiciet, plane dhe projekte partneriteti kërkuese dhe të guximshme me të cilat do të shtyjmë kufijtë e vizionit të përbashkët të progresit ekonomik, bashkëpunimit dhe lidhjes së dy vendeve tona”, ka shkruar Vuçiq në Instagra, të enjten.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit