28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Vuçiq: Nuk e pranojmë ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke mbajtur konferencë në të cilën është duke folur kryesisht për Kosovën.

Ai ka thënë se për ta nuk është i pranueshëm vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese.

“Serbia nuk mundet dhe nuk do ta pranojë atë vendim”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk do të na detyroni që të pranojmë diçka sepse ne jemi të mirë dhe të sjellshëm. Ju na thoni “do t’ua ledhatojmë shpinën”. Mos na e ledhatoni më shpinën. Mjaft na keni gënjyer dhe mashtruar”, ka thënë Vuçiq.

Në paraqitjen e tij Vuçiq ka folur edhe për 25-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit